Dështon rezoluta e propozuar nga AAK rreth shtrenjtimit të rrymës

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga AAK-ja lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

24 vota ishin për rezulutën, asnjë kundër dhe 49 abstenime.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka kërkuar nga deputetët që ta përkrahin këtë rezolutë ashtu siç e kishin përkrahur moslejimin e referendumit të Serbisë në Kosovë.

“Sikur që kemi qenë unik për të mos lejuar referendumin e Serbisë në Kosovë, që ka qenë antikushtetues, dhe kemi vepruar drejt, e kemi mbështetur Qeverinë, po ashtu sot ju ftoj që të jëmi unikë dhe të na bashkojë interesi i qytetarëve. Nuk i bie keq nëse Vetëvendosje e voton këtë rezolutë”, ka thënë Lekaj.

Rezoluta e prezantuar nga deputeti Lekaj përveç pikës lidhur me energjinë përmbante edhe këto pika:

– Kuvendi i Republikës së Kosovës i rekomandon Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës të mos i miratojnë, respektivisht tarifat e propozuara për ngritje të çimit të energjisë.

– Qeveria e Republikës së Kosovës të nxjerrë sa më parë një masë të përhershme dhe konsistente që i zbutë vështirsitë ekonomike.

– Duke marrë parasysh rritjen e çmimeve të imputeve bujqësore, Qeveria e Republikës së Kosovës të destinojë mjete shtesë buxhetore për financimin direkt dhe subvencionimin e bjqëve.

– Qeveria e Republikës së Kosovës ta sjellë sa më parë në Kuvend Projektligjin e pagave për miratim.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka njoftuar se nesër nga ora 10:00 është vazhdimi i seancës.