Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dështon përsëri miratimi i Ligjit për Qeverinë e Kosovës

Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar përsëri të miratojë në lexim të dytë Projektligjin për Qeverinë.

“Vetëm 56 deputetë po votojnë, nuk ka kuorum kështu që kalon në seancën tjetër” – konstatoi kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, tha se kjo parti kundërshtimet i ka dhënë edhe në komision dhe se nuk e mbështesin.

Ndërsa nga LDK kërkuan që ky Projektligj të shkojë në lexim të tretë, pasi ka nene që janë në kundërshtim me Kushtetutën.

I njëjti Projektligj ka dështuar të miratohet edhe në gusht të këtij viti.

Pas kësaj pike, Kuvendi i ka mbyllur punimet e seancës plenare për ditën e sotme.

Dështon miratimi në lexim të dytë i Projektligjit për Qeverinë