Ilustrim, Vetura Xhip

Dështon blerja e automjetit të blinduar për Doganën, ofertat kalojnë 150 mijë euro

Qysh  në muajin nëntor të vitit të kaluar, Dogana e Kosovës, kishte kërkuar blerjen e një automjeti të blinduar për nevojat e saj.

Një thirrje për ofertë, Dogana e Kosovës kishte parashikuar kontratë në vlerë deri 150 mijë euro. Procedura për blerjen e këtij automjeti ishte e hapur me kriter të dhënies çmimin më të ulët.

Por tenderi nuk mund të realizohet ky aktivitet i prokurimit nuk arriti të rezultojë me dhënie të kontratës për blerjen në fjalë.

njoftimin të Doganës së Kosovës”, bëhet e ditur se ky aktivitet i prokurimit është anuluar.

Anulimin i këtij tenderi arsyetohet me faktin se të gjithë operatorët ekonomikë të përgjegjshëm ofertuan përtej buxhetit të planifikuar.

“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit; nëse të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që e tejkalojnë buxhetin e AK-së”, informon Dogana e Kosovës.