Ilustrim

Deri në një orë e gjysmë pritje për të kaluar kufirin në Merdarë

Qytetarët që po kalojnë kufirin në vendkalimin në Merdarë, po presin 1 orë deri në një orë e gjysmë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona në dalje është deri në 400 metra.

Në pikat e tjera kufitare nuk raportohet për kolona. Te pika kufitare te Dheu i Bardhë, qytetarët duhet të presin 10 deri në 15 minuta.

Në këtë vendkalim kufitar, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona është 50 metra e gjatë.

Të dhënat mbi fluksin në pikat kufitare në kohë reale mund t’i gjeni KËTU.