Deputetja e LDK-së: Djali im ka qenë i infektuar me COVID-19

Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, në seancën e sotme të Kuvendit ku u diskutua për menaxhimin  e pandemisë, tha se djali i saj ka qenë i prekur me coronavirus.

“Edhe unë si familje e kam pasë djalin të prekur dhe aspak nuk është e lehtë që të përballet një familjar apo e tërë familja me këtë coronavirus”, tha ajo, duke mos treguar nëse edhe ajo është testuar për COVID-19.

Deputetja kërkoi që të shqyrtohet dhe miratohet Projektligji për luftimin e pandemisë.

Disa deputetë të LDK-së janë konfirmuar me coronavirus, si dhe kryetari i partisë Isa Mustafa.