Deputeti i VV-së shërohet nga COVID-19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka njoftuar se është shëruar nga pandemia COVID-19.

“Fituam një betejë personale, por jo luftën e përgjithshme ndaj COVID-19”, ka shkruar deputeti në llogarinë e tij në Facebook.

Deputeti Uka më datë 23 korrik kishte njoftuar se pas simptomave të shfaqura, ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv.

Aktualisht në Kosovë janë 3,588 raste aktive me COVID-19.

Ndërsa deri më sot janë shënuar 236 raste të vdekjes, kur vetëm në tre ditët e fundit janë shënuar numër i lartë i viktimave.

Ndërsa në spitalet regjionale dhe në klinikat e QKUK-së  janë të shtrirë 599 pacientë.

Dje janë konfirmuar 224 raste të reja me COVID-19 dhe janë shënuar 9 viktima brenda 24 orëve.