Valbon Krasniqi: 599 pacientë të shtrirë në spitale me gjendje të rënduar

U.D. i Drejtorit të SHSKUK-së, Vabon Krasniqi në konferencë për media ka bërë të ditur se 599 pacientë janë të shtrirë në spitalet regjionale dhe në klinikat e QKUK-së.

“Sa i përket aspektit klinik të pacientëve ne sot nëpër spitalet rajonale dhe klinikat e QKUK-së kemi të shtrirë 599 pacientë qoftë të konfirmuar apo të dyshuar që janë në pritje të rezultateve për COVID-19. Nga këta pacientë 257 janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së ndërsa 342 në spitalet regjionle”, ka thënë Krasniqi.

Ai tutje ka treguar se gjendje e tyre shëndetësore është jashtëzakonisht e rëndë.

“Gjendja e tyre shëndetësore është jashtëzakonisht e rënduar, kemi 39 pacientë që janë të kyqur në respirator, 15 nga ta të intubur dhe që vlerësohen në gjendje kritike. Nga ky numër i përgjithshëm i të shtrirëve, 370 pacient janë në oksigjenoterapi të vazhdueshme”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, tani më është krijuar një situatë jashtëzakonishtë e rënduar në aspektin klinik.

“Kemi një situatë jashtëzakonisht të rënduar edhe nga aspekti klinik, kjo po e vë Sistemin Shëndetësor para një presioni të madh për të rritur kapacitetet e shtretërve, dhe krahas kësaj rritje, duhet të përcjellet me një numër të madh të personelit të angazhuar për këto raste”, ka thënë Krasniqi.

Ai tutje ka shtuar se vetëm zbatimi i masave të rekomanduara nga institucionet do të ulë numrin e të infektuarve, do të ulë këtë presion, dhe do të ulë vdekshmërinë, në të kundërtën do të rrezikohet seriozisht shëndeti i qytetarëve.

LIVE- Ministria e Shëndetësisë publikon rezultatet ditore për COVID-19

LIVE- Ministria e Shëndetësisë publikon rezultatet ditore për COVID-19

Publiée par Kallxo.com sur Samedi 1 août 2020