Deputetët e PDK-së lëshojnë sallën e Kuvendit, nisen për të marrë pjesë në varrimin e babait të Kadri Veselit

Deputetët nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit dhe janë nisur drejt Broboniqit për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Fazli Veselit, babait të ish-kryetarit të Kuvendit dhe të PDK-së, Kadri Veselit.

“Për shkak të varrimit të babait të ish-kryetarit Kadri Veseli, PDK-ja është e obliguar që ta lëshojë sallën më që do të jemi në varrim në Mitrovicë”, tha deputetja Blerta Deliu – Kodra.

Gjatë ditës së sotme ka vdekur babai i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 19:00.

Ish-lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka qenë në Kosovë në maj të këtij viti për shkak të gjendje shëndetësore të babait të tij.

Veseli po akuzohet se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë.