Sulmohet gazetari Valon Syla në Prishtinë

Gazetari Valon Syla është sulmuar para pak minutave në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 12 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilët po merren me rastin.