Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Demaj tregon, pse LDK, nuk depolitizoi zgjedhjen e drejtorëve të shkollave

Me premtimin se do t’u ndalohet pjesëmarrja në politikë të gjithë drejtorëve të shkollave, Lidhja Demokratike e Kosovës erdhi në pushtet në zgjedhjet e kaluara.

Në debatin ‘Kallxo Pernime’ kandidati për deputet i LDK-së, Frashër Demaj, u pyet pse nuk është bërë asgjë për këtë çështje.

“Ne mendojmë që është në të drejtën e secilit qytetar që të mendojë politikisht sepse gjithkush ka të drejtë te ketë mendim politik, kurse anëtarët me librezë partiake siç thuani ju, dihet kujt i lejohet kujt jo”, tha ai.

Xhavit Rexhaj, ish-kandidat për deputet nga LDK-ja kishte prezantuar në “Debat Pernime” programin e LDK-së për arsim.

“Drejtorët e shkollave do të kenë kontrata të përhershme. Drejtorëve të shkollave do t’u ndalohet pjesëmarrja në politikë”, kishte thënë Rexhaj.

LDK premton t’ua ndaloj drejtorëve të shkollave politikën

 

.