Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani - Foto: Kuvendi i Kosovës

Dekretohet Ligji për rimëkëmbjen ekonomike

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka dekretuar Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar këshilltari politik i Vjosa Osmanit, Artan Murati.

“Po, Ligji për rimëkëmbje ekonomike është dekretuar’, ka thënë shkurt ai.

Ligji pritet të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe më pas nisin procedurat për tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti.

Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, përveç nëse, në vetë ligjin nuk përcaktohet ndryshe.

Të premten Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19.

Përmes këtij Ligji mes të tjerash parashihet tërheqja e 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust).

Ligji në fjalë ishte proceduar nga Qeveria që nga vera, ndërkaq në lexim të parë ka arritur të miratohet pas gjashtë tentimeve.

Kurse, në lexim të dytë, më 11 nëntor nuk kishte arritur që të niste seanca për votimin e tij për shkak të mungesës së kuorumit.

Kalon Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike, qytetarët do mund ta tërheqin 10 përqindëshin nga Trusti