rruga "Agim Ramadani", Prishtinë

'Defender Europe', rruga 'Agim Ramadani' mbyllet përkohësisht për qarkullim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të ceremonisë hapëse të ushtrimit “Defender Europe 2023” të organizuar nga NATO, do të mbyllet për qarkullim përkohësisht rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Ceremonia hapëse do të mbahet në sheshin e Prishtinës me fillim nga ora 11:30.

FSK-ja është në mesin e ushtrive të 13 shteteve që do të marrin pjesë në këtë stërvitje. Stërvitjet sot do të mbahen në Babaj të Bokës të Gjakovës.