Ilustrim

Defekt në një gyp, Ujësjellësi "Prishtina" njofton në cilat pjesë është ndërprerë furnizimi me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të defektit në një gyp, qytetarët që banojnë në rrugën “Bajram Bahtiri” nga kryqëzimi me rrugën “Tomori” dhe fshatrat Llukar e Makovc, nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm.

Kompania ka bërë të ditur se punimet për rregullimin e këtij gypi do të vazhdojnë në orët e hershme të mëngjesit.

“Për shkak të një defekti të ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në gypin e ujit fi 225 PVC, për të cilin është e domosdoshme të ndërrohet një segment i gypit ku thellësia është mbi 2 metra, me ç’rast rrezikshmëria është tejet e lartë, jemi detyruar t’i ndërprejmë punimet për shkak të shembjes së dheut”- thuhet në njoftim në Facebook.