Deçan, gjendet i vdekur një 18-vjeçar, dyshohet se ka kryer vetëvrasje
28.11.2023 - 18:42
Një person i moshës rreth 18-vjeçare është gjetur sot i vdekur në fshatin Llukë të Deçanit.
Dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.
Lajmi për këtë rast është konfirmuar për KALLXO.com nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi ka thënë se viktima është i lindur në vitin 2005.
“Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion” – ka thënë Nikçi.