Foto: Ilustrim

Deçan, gjen mjet shpërthyes në arë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka informuar se deri sa ishte duke punuar në arën e tij, ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes.

Sipas njoftimit të policisë, njësia për deminim e FSK-së ka bërë shkatërrimin e mjetit shpërthyes, në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë incident.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në fshatin Rastanicë të Deçanit.