Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Debati Përnime për balotazhin në Gjilan dhe Dragash - LIVE

Sonte në “Debat Përnime” po diskutohet për balotazhin e 14 nëntorit për kryetar të Gjilanit dhe të Dragashit.

I ftuar në debat është Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kundërkandidati i tij, Lufti Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk është i pranishëm në debat me arsyetimin se “debatin po e mban me qytetarë”.

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni do të përballet në balotazh me kundërkandidatin e tij, kryetarin aktual të Gjilanit, Lutfi Hazirin nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve në Gjilan, kandidati i LVV-së, Alban Hyseni ka siguruar 44,71% të votave, kurse kandidati Lutfi Haziri nga LDK ka marrë 43,51%.

Të ftuar janë kandidatët që kanë shkuar në balotazh në komunën e Dragashit: Bexhet Xheladini nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Shaban Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini ka marrë 35.7% të votave kurse Shaban Shabani i Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë 32.6%.