COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Dalin rezultatet nga 649 testime për COVID-19 në Kosovë

IKShPK njofton se brenda 24 orëve në Kosovë janë regjistruar 77 raste të reja me SARS-CoV-2, përderisa janë shëruar 59 të tjerë.

Numri i rasteve është në rritje javëve të fundit.

Sot nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19.

16 mijë e 502 persona deri tani janë infektuar me COVID-19, përderisa janë shëruar 14 mijë e 519 dhe kanë vdekur 650 persona të tjerë si pasojë e infeksionit me SARS-CoV-2.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar. Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19