Dalin rezultatet e intervistimit të kandidatëve për rekrutë të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për rekrutë të cilët kanë kaluar fazën e intervistimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Kandidatët kanë të drejtë ankese brenda afatit 2-ditor. Afati i ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të njoftimit, ditën e mërkure me datë 12.05.2021 dhe të premten me datë 14.05.2021 nga ora 09:00-15:00”, thuhet në njoftim.

Rezultate janë të ndarë në dy lista, lista e kandidatëve që nuk kanë kaluar fazën e intervistimit dhe lista e kandidatëve që do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore.