Spitali në Gjilan

COVID-19 prek personelin shëndetësor në Gjilan, kërkohet ndihma e Qeverisë

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se një numër i madh i personelit shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm janë infektuar me COVID-19.

Për këtë arsye përmes një postimi në Facebook komuna e Gjilanit ka kërkuar nga Qeveria që të angazhojnë staf mbështetës për personelin shëndetësor.

Në takimin e mbajtur nga Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, ai ka apeluar që  qytetarët që të mos e neglizhojnë coronavirusin, por t’i respektojnë masat parandaluese.

Nga 141 raste pozitive me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit 16 të infektuar janë nga komuna e Gjilanit.