COVID19 - Ilustrim - KALLXO

Këto janë komunat me raste të reja të COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit,janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga ShSKUK, prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive me COVID-19

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Kamenicë, Kaçanik, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Viti.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 11,686 raste me COVID-19, 7,562 prej të cilëve janë shëruar dhe 416 kanë vdekur.