COVID-19, paralajmërohen masa të reja në gastronomi dhe qendra tregtare

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e mbajtuar me Komunitetin për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19 sot ka propozuar që të ndërmerren masa të reja për të luftuar pandeminë.

Qendrat tregtare obligohen që të kenë një punonjës i cili nuk lejon hyrjen brenda të konsumatorëve pa maska, të mos lejohet blerja e produkteve ushqimore pa karrocë të blerjes për shkak të krijimit të mdistancës ndërmjet blerësve të tjerë, gastronomët të jenë të obliguar që të mbajnë një numër të kufizuar të tavolinave.

“Ndër të tjera masat e vendosura të jenë të krahasueshme me vendet tjera, qendrat tregtare ushqimore dhe jo ushqimore të obligohen që të kenë një punonjës i cili nuk lejon hyrjen brenda të konsumatorëve pa maska, në qendrat tregtare ushqimore mos të lejohet hyrja e konsumatorëve pa karrocë të blerjes (sepse ajo vet e krijon distancën mes personave sa janë në market), lokalet e gastronomisë të jenë të obliguara që një numër të tavolinave t’i kufizojnë për mos lejim për shërbim, etj.“, ka njoftuar Ministri.

Tutje Zemaj ka theksuar se duhet të rritet komunikimi me institucionet në këto muaj ku po hymë edhe në fazën e fillimit të vitit të ri shkollorë por edhe sezonës së gripeve.

“Disa nga masat e ndërmarra nga Qeveria në funksion të menaxhimit dhe mbajtjes nën kontroll të gjendjes së Covid-19 kanë filluar të japin efektet e para.Ne duhet të vazhdojmë duke e shtuar dinamikën, me qëllim që masat në fuqi të mbahen e zbatohen edhe si rezultat numri të prekurve nga infeksioni të bie”, ka shkruar tutje ai.

Sot në nivel vendi janë regjistruar edhe 129 raste të reja me COVID-19, 152 janë shëruar dhe nëntë të tjerë kanë vdekur brenda 24 orëve.

Në total në Kosovë janë 11 mijë e 545 persoan të ionfektuar me SARS- CoV- 2, 7 mijë e 343 janë shëruar dhe 410 të tjerë kanë vdekur.

Kujtojmë se tash e pesë muaj Kosova është duke u ballafaqur me këtë pandemi.

 

Publikohen rezultatet e testimit të 449 mostrave për COVID-19