Granit Rushiti. Foto: Screenshot.

Granit Rushiti fiton çmimin për aktorin më të mirë në rolin e Zllatan Ibrahimoviq në Suedi

Aktori Granit Rushiti, me origjinë nga Kosova, është shpallur aktori më i mirë në festivalin vjetor të filmit, “Guldbagge” në Suedi.

Çmimin “Aktori më i mirë ” (Best actor in a leading role), Rushiti e mori për rolin e Zllatan Ibrahimoviqit, “I am Zlatan”(Un jam Zllatani).

“Nuk di nga të filloj. Së pari dua të falënderoj Zotin për këtë mundësi që më dha për të fituar këtë çmim. Një falenderim për familjen time, veçanërisht nënën time që e dua shumë, mezi po pres të kthehem në shtëpi dhe ta puth në ballë dhe të i jap këtë çmim”- tha Rushiti pasi pranoi çmimin gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të festivalit.

Filmi “I am Zlatan” përshkruan edukimin dhe udhëtimin Ibrahimoviqit në botën e futbollit.