Njoftimi për kandidatët për çmimin e BE-së për letërsi për 2023.

Ag Apolloni nominohet për çmimin evropian të letërsisë

Shkrimtari Ag Apolloni është nominuar për Çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsisë për vitin 2023.

Apolloni është në mesin e 13 kandidatëve që synojnë këtë çmimin nga vende të ndryshme evropiane.

“European Union Prize for Literature” (EUPL) ka njoftuar se Ag Apolloni do të garojë për këtë çmim me romanin “Kësulëkuqja, përrallë për të rritur“.

Sipas njoftimit, fituesi i çmimit EUPL për 2023 dhe pesë përmendje speciale do të shpallen më 28 prill, gjatë ceremonisë së hapjes së Panairit të Librit në Leipzig (Gjermani”.

“Të gjithë autorët e nominuar do të promovohen vazhdimisht në një skenë evropiane, duke synuar të arrijnë një audiencë më të gjerë dhe ndërkombëtare, si dhe të lidhen me lexuesit përtej kufijve të tyre kombëtarë dhe gjuhësorë” – thuhet në njoftim.

Çmimi evropian për letërsinë është themeluar në vitin 2009 dhe organizohet nga Federata Evropiane e Botuesve, Federata Evropiane dhe Ndërkombëtare e Librarive dhe mbështetet nga  Programit Kreativ Evropian të Bashkimit Evropian.

Shpëtim Selmani ishte fitues nga Kosova i këtij çmimi në vitin 2020 me romanin “Libërthi i dashurisë”.

Por, më pas ky çmimi u ristrukturua plotësisht dhe në vend që të shpërblehet një laureat nga secili vend pjesëmarrëse, këtë viti do të shpallet një fituesi i vetëm i çmimit evropian për letërsinë dhe disa përmendje speciale.

Njoftimi për kandidatët për çmimin e BE-së për letërsi për 2023.