Çka premtuan kandidatët për kryetar të Podujevës për heqjen e mbeturinave

Në debatin e sontëm në “Debat Pernime” kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës treguan se si do të qeverisin në dy vitet e ardhshme deri në zgjedhjet e reja komunale.

Kandidatët treguan edhe se si do të menaxhojnë heqjen e mbeturinave nga Podujeva.

Nexhmi Rudari nga LDK, ish- nënkryetar i komunës tani kandidat për kryetar tregoi për dy rregulloret për mbrojtjen e mjedisit.

“Unë premtoj që do të i heqim të gjitha deponitë sepse ne kështu bëjmë. Ne heqim në vazhdimësi por ka qytetar që nuk janë fut në sistem dhe po hedhin mbeturina ku ju vjen më së lehti. Unë kam me vete dy rregullore që i kemi miratuar para pak javësh, rregulloren e menaxhimit të mbeturinave dhe rregulloren për mbrojtjen e mjedisit të Podujevës dhe janë dy rregullore që do të i zbatojmë me përpikmëri. Unë them se vazhdimisht i heqim deponitë e egra i pastrojmë por ka qytetarë që nuk janë në sistem. Unë ju garantoj se jo sepse në qershor fillon inkasimi i mjeteve për pastrim”, tha Rudari

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi tha do të arrijnë të heqin deponitë ilegale të mbeturinave.

“Dua të u arsyetoj, paskeni marrë një pamje interesante sepse ajo pamje është gjithë ashtu. Një kontratë 30 mijë euro gjoja se në tërheqjen e këtyre mbeturinave por kjo gjendje është shumë e vogël por është një deponi e jashtëzakonshme në lagjen e Kuvajtit. Ajo deponi masive do ta marrim dhe angazhimi ynë do të jetë që të krijojmë një fushë sporti për qytetarët e asaj lagje. Ajo pamje në qendër sigurisht që nuk ka me qenë por puna e parë që do ta bëjmë që drejtori i pastrimit të mos merret me politikë por me punë që i takojnë”, tha

Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës tregoi se çfarë do të ndërmarrë për deponitë ilegale të mbeturinave.

“Unë premtoj se nuk do të ketë mbeturina në qeverisjen time në Podujevë. Do të eliminoj të gjitha deponitë ilegale. Në lagjen e dëshmorëve dhe pjesët e tjera dhe unë them se qytetarët nuk dinë rregulloret por e dinë nëse është qyteti i pastër apo jo. Deri më sot qyteti nuk ka qenë i pastër dhe duhet dhe do të punoj me çdo kusht që pastërtia e komunës të behet ashtu siç qytetarët e meritojnë po ashtu do të shtojmë gjelbërimin e kemi parkun dhe pas investime që janë bërë është shkatërruar krejt dhe ky park sot është i shkatërruar”, tha Fetahu.

Debati i sotëm në Podujevë me kandidatët për kryetar në këto zgjedhje të jashtëzakonshme po mbahet pa publik.

Kjo pasi që Qeveria e Kosovës pak para fillimit të debatit mori vendim që aktivitetet publike dhe jo publike të mbahen të mbyllura pa praninë e publikut.

Sonte në “Debat Pernime” janë prezent tre kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës, Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës po mbahen për shkak të ndërrimit të pozitës së kryetarit të kaluar Agim Veliu.

I njëjti në qeverinë e re është pozicionuar si Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës mbahen ditën e diel më saktë më 15 mars.

:Cështë e vërteta mirë që erdhën këto zgjedhje sepse deri më sot nuk kanë qenë këto libra. Një qytet me 100 mijë banorë me vite të tëra mbetet pa biblotekë nën arsyetimin se e kanë rinovuar objektin.