Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Çfarë vlere për pagën minimale kishte premtuar Kurti?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka filluar puna drejt rritjes së pagës minimale.

Kurti nuk ka treguar nivelin e pagës minimale mirëpo ai ka thënë se së shpejti do të propozohet në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social.

Mirëpo kryeministri gjatë fushatës zgjedhore në shkurt të vitit 2021, në “Debat Përnime” kishte premtuar se paga minimale do të rritet në 250 euro.

“Paga minimale do të rritet në 250 euro, kjo është e realizueshme”, kishte thënë ai gjatë emisionit.

Kurti: Filloi puna drejt rritjes së pagës minimale

www.kallxo.com