Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Premtimet e Albin Kurtit dhe ekipit të tij

Albin Kurti së bashku me ekipin e tij mbrëmë në “DebatPernime” shpalosën ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës së Vjosa Osmanit për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Pjesë e “DebatPernime” përballë Jeta Xharrës përveç Albin Kurtit ishin edhe Glauk Konjufca, Arben Vitia, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Fitore Pacolli, Jeta Statovci, Mimoza Kusari dhe Rozeta Hajdari.

Në një debat që zgjati më shumë se 2 orë, Albin Kurti dhe ekipi i tij shpalosën planet për luftimin e korrupsionit, depolitizimin e ndërmarrjeve publike, sundimin e ligjit, vetingun në gjyqësor, programin për shëndetësinë, politikat sociale dhe tema të tjera.

Më poshtë gjeni premtimet e LVV-së:

  • Albin Kurti

– Në çdo seancë të Kuvendit unë do të përballem me opozitën

– Do t’ia japim një afat të shkurtë KEDS-it që e bën inkasimin në veri e më pas do të bëjmë një strategji dhe do të fillojmë dialog pa dallim etnie.

– Nuk do të shkojmë përtej numrit të ministrive që i kemi pasur në pranverën e vitit 2020, atëherë i kemi pasur 15 ministri, do të synojmë më pak por jo më shumë. Nuk do të kemi më shumë se 2 zëvendësministra për ministri.

– Shuarja e disa agjencive dhe themelimi i disa të tjerave dhe amalgamomi i disa prej tyre. Do ta bëjmë brenda vitit të parë të qeverisjes rishqyrtimin e të gjitha agjencive.

– Nuk do të kemi ministra me aktakuza

– Do t’i rishikojmë të gjitha vendimet e Qeverisë Hoti, shumicën do t’i kthejmë pas ose t’i hedhim poshtë

– Procesi i vetingut fillon me KPK dhe KGjK e vazhdon me polici e inteligjencë dhe duhet të vazhdojnë edhe në institucione të tjera ku mungon profesionalizmi e ka korrupsion.

– Do të bëjmë ligj të ri për vetëqeverisje lokale i cili i rrit të hyrat vetanake të komunave dhe buxhetin qendror që alokohet. Komunat vet duhet të vendosin ku t’i orientojnë ato mjete.

– Familjet me të ardhura më pak se 1 euro në ditë do t’i nxjerrim nga varfëria ekstreme brenda mandatit tonë

– Për familjet që kanë fëmijët deri në 2 vjeç, do të ndajmë 20 euro në muaj për fëmijë

– Për familjet që kanë fëmijët nga 2 vjeç deri në 16 vjeç, do të ndajmë 10 euro në muaj për fëmijë

– Familjet që kanë të ardhura më pak se 7000 mijë euro në vit do t’i rimbursojmë me nga 50 euro për fëmijë

– Familjet që kanë të ardhura më pak se 6000 mijë euro në vit do t’i rimburësojmë me nga 100 euro për fëmijë

– Familjet që kanë të ardhura deri në 5000 mijë euro në vit do t’i rimbursojmë me nga 150 euro për fëmijë

– 5 shtëpi të reja për kujdes ndaj të moshuarve

– 160 çerdhe në të gjitha komunat e Kosovës

– Gratë e papuna që lindin, në periudhën e lehonisë derisa fëmija t’i mbush 6 muaj do ta marrin pagën minimale prej 250 euro

– 1 mijë bursa për vajzat studente në shkencat teknike dhe natyrore

– 4 mijë banesa për çiftet e reja

– Banka zhvillimore që ulë kamatat

– Të kemi punëtorët shtesë në Trepçë dhe t’i riparojmë shumë pajisje

– Ndërtimi i hekurudhës Prizren-Tiranë do të ndërtohet përmes kreditorëve dhe donatorëve ndërkombëtarë që do të ndihmonte turizmin dhe ekonominë e vendeve tona.

– AKP duhet të shuhet e pasuritë e pronat t’i kalojnë Fondit Sovran

– Prindërit duhet ta ndajnë pushimin e lehonisë, barrën duhet ta ndajnë shteti me ndërmarrjet përkatëse

– Paga minimale do të rritet në 250 euro, kjo është e realizueshme

– Pesëfishim të inspektorëve të punës, shëndetësisë, ambientit, tregut, mjedisit dhe ndërtimtarisë

– Duhet të bëhet hetim për listën e veteranëve të rrejshëm. Do të krijohet një Komision të tillë e të ngritët edhe debat parlamentar për këtë çështje

– Ta rrisim edhe buxhetin edhe pajisjet dhe trajnimet për pjesëtarët e FSK-së. Ne parashohim edhe shërbimin ushtarak për të rejat dhe të rinjtë nëse janë dakord por ky shërbim mund të zëvendësohet me shërbim civil, 6 muaj, 3 muaj verës dhe 3 muaj dimrit.

– Një ndër gjërat e para që do ta bëjmë kur të vijmë në detyrë është që do ta rishikojmë buxhetin e Kosovës dhe deri në mes të vitit ta sjellim në Kuvend

– Do të ishin 100 milionë euro buxhet në 2022 së paku për FSK-në

– Nisma legjislative për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

– Emërimet që janë bërë nga Qeveria Hoti do t’i kthejmë mbrapsht

  • Glauk Konjufca

– Do ta aplikojmë gjuhën e reciprocitetit me Serbinë, në të gjitha sferat dhe në atë të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve që jetojnë atje

– Një sistem universal arsimor, nuk do të ketë tekste shkollore të cilat dallojnë

– Nëse një nga pikat e Marrëveshjes së Washingtonit e shkel sovranitetin e Kosovës sidomos ajo me Ujmanin ne nuk do ta pranojmë. Nuk do të pranojmë që Ujmani të hidhet në tavolinë me Serbinë. Nëse është me nda me Serbinë, Qeveria Kurti nuk do ta pranojë.

– Përderisa Serbia nuk po e mban asnjë zotim është gabim për Kosovën që t’i respektojë, pse ne të bëjmë sehir e mos t’i mbrojmë interesat tona. Nuk mendoj që ne të tregohemi ekstra të sjellshëm kur Serbia e mohon shtetin e Kosovës.

  • Arben Vitia

– Një spital për pandemi nuk ka tregu rezultate të mëdha, jo të investojmë në një spital aq të madh

– Asnjë spital shtesë përveç spitaleve rajonale dhe spitalit të Prishtinës. Spitalet që kanë filluar do të përfundohen.

– Ne synojmë që brenda vitit të parë të sigurohen vaksina dhe të vaksinohen 50 deri në 60 % të popullatës.

– Trajnim i vazhdueshëm i stafit shëndetësor

– Protokollet shëndetësore do të bëhen urgjent, të ndiqen praktikat europiane. Do të përfundohet brenda vitit të parë të mandatit.

– Synimi jonë do të jetë departizimi i shëndetësisë

– Vendimet dhe konkurset do të shqyrtohen, pas shqyrtimit do të merren masat e caktuara

– Premtoj që çdo konkurs publik në Ministri Shëndetësisë do të monitorohet dhe do të ftohen secila palë e interesit për të siguruar transparencë të plotë.

  • Hekuran Murati

– Duhet të rishikohet akciza në duhan

– TVSh-ja do të subvencionet për familjet e varfëra që kanë fëmijë

– Nuk duhet të tatohet askush për të jetuar

– Paga minimale 250 nuk do të tatohet

  • Albulena Haxhiu

– Do të procedohet projektligji për konfiskimin e pasurisë, barra e provës do të bie te personi që dyshohet

– Trajnime të veçanta për prokurorët e Prokurorisë Speciale

– Shtimi i bashkëpunëtorëve profesionalë që do t’u ndihmojnë prokurorëve

– Themelimi e Byrosë Kombëtare për luftimin e korrupsionit te zyrtarët e lartë

– Vetingu në gjyqësor, do të konsultohemi me Komisionin e Venecias nëse do të duhen ndryshime kushtetuese

  • Arbërie Nagavci

– Përfshirja sa më e madhe e fëmijëve në edukim të hershëm nga 2 deri në 5 vjeç

– Duhet të largojmë pagesën për çerdhe për familjet që kanë të ardhura të vogla

– Përmirësimi i kurrikulave në edukim të hershëm

– Në të gjitha nivelet e arsimit synojmë të bëjmë vlerësimin e performancës

– Synimi jonë që AKA të anëtarësohet në ENQA

– Ligji për AKA do të bëhet shumë shpejtë

– Skema 120×120 ose 150×150 për sigurim të banesave për mësuesit që kanë nevojë se jo të gjithë kanë nevojë për banesa të reja

  • Fitore Pacolli

– Në shtetet ku kemi mundësi ta fusim gjuhën shqipe do ta fusim në kurrikulat shtetërore, aty ku nuk kemi mundësi do të shohim mundësinë e financimit në të gjitha shtete ku nuk mund të ofrohet në shkollat përkatëse së bashku me Shqipërinë.

– Do ta largojmë komplet kartonin e gjelbër

  • Jeta Statovci

– Fondi i Sigurimeve Shëndetësore gjatë mandatit

– Sistemi i Informimit Shëndetësor gjatë mandatit

  • Mimoza Kusari

– Me qeverinë “Kurti 2” vjen fundi i financimit të rrugëve me buxhet të shtetit por do të bëhet me kredi të buta. Do të inkuadrohen institucionet financiare ndërkombëtare.

– Autostrada e Dukagjinit e panevojshme në formatin që është proklamuar

– Rrugët ndërkufitore do të fillojnë brenda mandatit

– Terminali doganor parashihet të bëhet menjëherë në Aeroportin e Prishtinës

– Do të eliminohen monopolet menjëherë

– Rishikimi i Ligjit për Financa Publike

– Do të rishikojmë objektivat për energji të ripërtëritshme

– Asnjë hidrocentral nuk mund të jetë funksional nëse shkel të drejtën njerëzore

– Rritja e efiçiencës së energjisë. Incentiva për qasje në financim, kredi të buta.

– Investime në kargo dhe fluturime me shpenzime të vogla në Aeroportin e Gjakovës

  • Rozeta Hajdari

– Përmes granteve do të subvencionohen ndërmarrjet e mesme, të vogla dhe mikro

– Do të subvencionen bizneset që udhëhiqen nga gratë, do të marrin kredi të buta

– Departizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike dhe subvencionet nga qeveria për NP-të

– Te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme duhet të thjeshtësojmë procedurat e mirëfunksionimit dhe procedurat e të bërit biznes.

– T’i japim përkrahje prodhuesit vendor me kredi të buta

– Feronikeli do të ketë mundësi për kredi të buta

– Fondi për Garantimin e Kredive

– Fondi Sovran ku do të ketë qasje mërgata jonë përmes blerjes së letrave me vlerë

– Nuk do t’i imponojmë tregtarëve se ku t’i vendosin produktet vendore por në dialog me tregtarët së bashku do të vendosim se ku t’i vendosin produktet vendore nëpër raftet e dyqaneve.

Cikli i “DebatPernime” i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt. Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Debati transmetohet çdo mbrëmje në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.