Çfarë mendon Albin Kurti për Avdullah Hotin?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë” ka komentuar emrin e LDK-së për kryeministër të ri të Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi e do një kryeministër të dobët për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

“Unë e kam thënë edhe më herët, presidenti aktual donë kryeministër të dobët, presidenti aktual donë të jetë më shumë se president dhe rrjedhimisht i duhet dikush që është më pak se kryeministër”, tha Kurti.

“Unë nuk mendoj ashtu (që presidenti e donë më të mirën e Kosovës), ai donë një kryeministër që ia aprovon përpjekjen për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në mënyrë që të shkaktoj incidente e të kthehet te shkëmbimi i territoreve”, deklaroi Albin Kurti përball Jeta Xharrës.

Ai ka komentuar edhe emrin për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti.

“Sesa është z. Hoti i dobët e kanë treguar qytetarët e Republikës, ai nuk e ka as cerkun e votave me 6 tetor të vitit të kaluar krahasuar me 8 qershorit e vitit 2017 dhe nuk është as në 10  më të votuarit në zgjedhjet e 6 tetorit 2019”, deklaroi Kurti.

Intervistë Ekskluzive: Albin Kurti, Kryeministër në detyrë#JetaNeKosove

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 23 avril 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është i ftuar sonte përballë Jeta Xharras për të biseduar mbi situatën politike dhe menaxhimit të andemisë COVID-19.

Qeveria LVV-LDK ra më 25 mars pas një mocioni i inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Albin Kurti udhëhoqi ekzekutivin kosovar 51 ditë. Qeveria e Kurtit është qeveria më jetëshkurtër në historinë e Kosovës.