Ilustrim

Burri nga Rahoveci arrestohet nën dyshimin se ushtroi dhunë ndaj gruas së tij

Një burrë nga Rahoveci është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Ngjarja është raportuar se ka ndodhur më 26 nëntor 2023, rreth orës 13:00.

Sipas raportit policor, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.