Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Burri nga Prishtina raporton se dy persona e rrëmbyen dhe i kërkuan para

Një burrë nga Prishtina ka raportuar në Policinë e Kosovës, se dy persona, të cilët janë të njohur për viktimën, e ka e kanë rrëmbyer atë.

Sipas policisë, të dyshuarit kishin kërkuar një shumë parash, të cilat pretendonin se ua kishte borxh viktima.

Rasti ka ndodhur më 9 tetor rreth orës 22:37 dhe është ende duke u hetuar nga njësitet relevante policore.