Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku- Rexhepi

Bunjaku- Rexhepi numëron pozitat me ushtrues detyre në institucione

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku- Rexhepi në seancën e Kuvendit tha se është pa pranueshme se për dy vite të Qeverisë Kurti 2, sipas saj asgjë nuk funksionon si duhet.

“Është e papranueshme që për dy vite të kësaj qeverisje, asgjë nuk funksionon si duhet, sot para jush dua të tregoj se sa pozita janë me ushtrues detyre, duke mos i zgjedhur njerëzit meritor në pozita të caktuara në ministri, agjencione e drejtori”- tha ajo.

Bunjaku- Rexhepi ka prezantuar para deputetëve se sa pozita në institucione të vendit janë me ushtrues detyre.

“Po filloj nga Zyra e Kryeministrit, ku ende ka ushtrues detyre, Ministria e Financave me ushtrues detyre, Ministria e Zhvillimit Ekonomik njëjtë, MAPL, Ministria e Punëve të Jashtme me ushtrues detyre, Ministria për Komunitete dhe Kthim me ushtrues detyre për sekretar, Ministria e Industrisë dhe Tregtisë me ushtues detyre”- deklaroi Bunjaku-Rexhepi.

“Thesari i Shtetit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ASK, Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Agjencia Shtetërore e Arkivave, Inspektorati Shëndetësor, Agjencia e Punësimit, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve, Agjencia për Investime, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, Sektori për cështje juridike administrative, Sektori për mbikëqyrje të naftës, Sektori i tregut, Agjncia Kosovare e Standardizimit, Agjencia e Meteorologjisë së Kosovës”- shtoi ajo.

Deputetja e LDK-së më pas ka propozuar që edhe Qeveria të mbetet me ushtrues detyre.

“Ja se si e udhëhiqni shteti, po ju propozoj që edhe kjo Qeveri të mbetet me ushtrues detyre”- ka thënë Bunjaku- Rexhepi.