Britani e Madhe: Tre persona gjenden të vdekur në një incident në Nottingham
13.6.2023 - 14:44
Një 31-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasje pas vdekjes së tre personave në qendër të qytetit Nottingham, Mbretërinë e Bashkuar
Policia thotë se ata u thirrën në Ilkeston Road në qytet në orën 04:00 sipas orës lokale britaneze ku dy persona u gjetën të vdekur.
Oficerët më pas thonë se ka pasur një tjetër incident ku një furgon tentoi t’i përmbyste tre persona të cilët po trajtohen për plagët e tyre.
Një burrë është gjetur gjithashtu i vdekur në rrugën Magdala.
Një kordon i madh është vendosur në qytet dhe policia po i kërkon “publikut të jetë i durueshëm ndërsa hetimet vazhdojnë”
Shumë rrugë janë mbyllur dhe transporti publik duke përfshirë shërbimet e autobusëve dhe tramvajit janë pezulluar./BBC
Përgatiti: Nuhi Shala