Brexit: Britania dhe BE arrijnë marrëveshje tregtare duke i dhënë fund kundërshtimeve disamuajshe

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë arritur marrëveshje tregtare pas votimit të Brexit, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve disamujore rreth të drejtave të peshkimit dhe rregullave të reja në biznes, raporton BBC

Downing Street tha: “Ne e kemi bërë Brexitin dhe tani mund të përfitojmë nga mundësitë fantastike që janë në dispozicion për ne”.

Kryeministri Boris Johnson do mbajë një konferencë të shkurtë për shtyp, ku do deklarohet për marrëveshjen.

Kjo marrëveshje erdhi pas disa muajve të grindjeve në Bruksel.

Në një konferencë për shtyp në Bruksel, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha: ” Kjo ishte një rrugë e gjatë dhe me stuhi por ne kemi një marrëvehsje të mirë për të.”

” Kjo ishte një marrëveshje e drejtë, e balancuar, dhe është gjëja e duhur për tu bërë për dy palët.”