Burimi: Shutterstock, 28.05.2019

Italia, Danimarka dhe Suedia dëbojnë diplomatët rusë

Raportimet për mizoritë pranë Kievit bënë që Franca dhe Gjermania të dëbojnë diplomatët rusë të hënën. Tani edhe Italia, Danimarka dhe Suedia po bëjnë të njëjtën gjë.

Italia ka dëbuar 30 diplomatë rusë për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë, ka thënë një zëdhënës i ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio.

Danimarka po ashtu thuhet se ka dëbuar 15 diplomatë rusë pas pamjeve të shfaqura për vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas Bucha, afër Kievit.

Suedia thotë gjithashtu se do të dëbojë tre diplomatë rusë që nuk po veprojnë në përputhje me rregullat ndërkombëtare të Konventës së Vjenës, raportohet të ketë thënë ministrja e Jashtme Ann Linde.

Ish-presidenti dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, është përgjigjur duke thënë se do të hakmerret dhe do të “mbyllë derën e ambasadave perëndimore”. BBC

Zelensky e akuzon Rusinë për krime lufte