Lukashenko: Yevgeny Prigozhin është në Shën Petersburg, jo në Bjellorusi

Shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin ndodhet aktualisht në qytetin rus të Shën Petersburg, ka deklaruar Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko për CNN gjatë një konference për media me mediat ndërkombëtare në Minsk.

Lukashenko ka thënë se forcat Wagner janë në “kampet e tyre të rregullta”, duke lënë të kuptohet se ata nuk janë në Bjellorusi.

“Për sa i përket Yevgeny Prigozhin, ai është në Shën Petersburg. Ose mbase këtë mëngjes ai do të udhëtonte për në Moskë ose diku tjetër” – ka thënë Lukashenko.

“Por ai nuk është në territorin e Bjellorusisë tani” –  tha presidenti Prigozhin.

Llukashenko shtoi se vendndodhja e Wagner “nuk duhet të jetë një pyetje për mua”, sepse “kjo është një kompani ruse”.

Lukashenko ka thënë më parë se ka ndërmjetësuar një marrëveshje për t’i dhënë fund rebelimit të Prigozhinit muajin e kaluar, duke e bindur presidentin rus Vladimir Putin të mos e “shkatërronte” grupin Wagner dhe duke aranzhuar që Prigozhin të transferohej në Bjellorusi./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala