Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi me Emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, më 30 janar 2024. Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Bislimi tregon se çka është diskutuar në takimin me Lajçakun

Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka treguar se në takim me të dërgurin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, tema e parë që është diskutuar, ai shtoi se ishte domosdoshmëria e zbatimit të marrëveshjes bazike me aneksin zbatues.

“Ka deklarata nga Serbia se ata zbatojnë çdo marrëveshje që e nënshkruajnë. Kjo deklaratë fton për nënshkrim. Me këto deklarata Vuçiq thotë se nëse doni që unë ta zbatojë marrëveshjen bazike, më detyroni ta nënshkruajë të njejtën, kurse Bërnabiq ka dërguar letër se nuk e zbatojnë marrëveshjen” – tha Bislimi.

Largimi i masave ndëshkuese për Kosovën, sipas Bislimit ishte tema e dytë e diskutuar në dialog.

Bislimi tha se Kosova ka prezantuar argumentet pse vendosja e masave dëmton vendin dhe se siç u shpreh ai, vendosë jo balancë në dialog dhe pengon rrugëtimin europian të Kosovës.

Temë tjetër diskutimi u tha se ishte edhe çështja e rrymës në veri.

“Si temë të tretë kemi diskutuar problemet ende të pazgjidhura nga udhërrëfyesi i zbatimit të marrëveshjes për energjinë. Tema ka të bëjë me vendosjen e matësve dixhitalë te konsumatoërt në veri. Si dhe borxhet e akumuluara të KOSTT si rezultat i devijimeve të konsumit të energjisë, pas tetorit 2022” – ka thënë Bislimi para gazetarëve.

Zëvendëskryeministri tha se temë e radhës ka qenë vendimi i Qeverisë së Kosovës për shfrytëzimin e suficitit në katër komunat e veriut, për shlyrjen e një pjese të borxhit të akumuluar të KOSTT-it.

“I kemi shpjeguar Lajçakut se mjetet e Fondit të Mirëbesimit në veri pasi të kalojnë në buxhetin komunal dhe të aprovohen nga fondi, pushojnë të jenë fonde të mirëbesimit dhe trajtohen si të hyra të buxhetit të Kosovës”.

Zëvendëskryeministri Bislimi tha se në takim me Lajçakun është diskutuar edhe për zgjedhjet në katër komunat veriore. Sipas tij, ka brenga nga ana e Komisionit Europian që pas peticionit mund të ketë paqartësi se si ecët më tutje deri në procesin e zgjedhjeve.

“Po ashtu kemi diskutuar edhe për problemet që ndërlidhen me propozimin e Komisionit Europian rreth pasaportave ilegale të lëshuara nga Serbia. Kemi treguar qëndrimin tonë se një gjë e tillë minon pavarësinë e Kosovës, minon dialogun për normalizim dhe minon përpjekjet tona për integrim të qytetarëve serb në institucionet e Kosovës” – ka thënë Besnik Bislimi.

Ai ka folur edhe për rregulloren e BQK-së që pritet të hyjë nesër në fuqi, duke thënë se ajo nuk e ndalon, nuk e lejon e as nuk merret me dinarin serb.

Bislimi: Rregullorja e BQK nuk e ndalon, nuk e lejon e as nuk merret me dinarin serb