Bislimi: Qeveria Haradinaj nuk ka parashikuar asnjë euro për Autostradën e Dukagjinit

Besnik Bislimi ka thënë se qeveria e kaluar nuk e ka paraparë asnjë euro për Autostradën e Dukagjinit.

“Zoti Haradinaj e përmendi Autostradën e Dukagjinit dhe tha se është tërheq, por unë nuk e kam gjet projektin e Autostradës së Dukagjinit në projekt-buxhet dhe aty nuk ka qenë i përfshirë, është manipulim i thjeshtë me qytetarët e Dukagjinit. Qeveria e kaluar nuk e ka paraparë asnjë euro për Autostradën e Dukagjinit”, ka thënë Bislimi.

Kjo deklaratë është bërë në seancën e Kuvendit të Kosovës, në të cilën po diskutohet projektbuxheti i vitit 2020.

Diskutimet për buxhetin e vitit 2020 po bëhen në kohën kur Kosova po përballet me pasojat e Coronavirusit, si dhe kanë mbetur edhe 16 ditë brenda se cilës duhet të miratohet buxheti i vitit 2020.