Komsioni i jep dritën e gjelbër buxhetit të vitit 2022

Komisoni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar në parim projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja, konstatoi se me shumicë votash është miratuar ky projektligj.

Gjatë mbledhjes, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezentuar këtë projektligj para anëtarëve të komisionit.

Si risi, Murati ka paraqitur vazhdimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike si dhe kontigjencën (buxhet rezervë).

“Projektligji për buxhet parasheh 2 miliardë e 700 mijë euro buxhet ndërsa të hyra 2 miliardë e 300 mijë euro. Sa i përket buxhetit kemi një ngadalsim të deficitit dhe borxhit. Sa i përket risive përveç rritjes në të gjitha kategoritë ka edhe disa risi të tjera siç është paraparë vazhdimi i Ligjit për ringjallje ekonomike sepse ka ende sektor që kanë nevojë për ndihmën tonë. Në anën tjeter kemi parë edhe kontigjencën për projketligje të reja që nuk ka qenë më parë”, tha Murati.

Ndërkaq, deputeti Avdullah Hoti tha se në këtë projektligj nuk është planifikuar një urë e dëmtuar në Rugovë të Hasit duke shtuar se as 12 milionë eurot e ndara për rrugën Tetovë-Gjilan nuk janë të mjaftueshme.

“Ju i keni vendosur nën kontroll bordet dhe po themi që i keni ndalë rrjedhjet financiare. Unë u kujdesa që ta gjej urën e demtuar në Rugovë të Hasit por nuk figuron që është një regjion i tërë që ka një rrezik të kalimit. Në buxhet për tri vitet e ardhshme janë paraparë vetëm 12 milione euro për rrugen Gjilan-Tetovë, me këto është e pamundur me u ndërtu”, tha Hoti.

Pal Lekaj nga AAK, ndarjen e kontigjencës (buxhetin shtesë) e pa si mundësi keqperdorimi nga qeveria.

Lekaj tha se ky buxhet mund të keqpërdoret në rast të zgjedhjeve.

“A nuk keni menduar fare se do të implementohet Ligji për paga? Kur e përmendët kontigjentin prej 50 milionë praktikat deri më tani nuk ka pasur kësi lloj rezerve. Unë pajtoj për këtë por me ligj në praktikë nuk është kjo sepse mund ta keqpërdorni edhe pse nuk ka vit zgjedhor por në rast se mund të ketë kjo mund të keqpërdoret. Kemi shtim te Ministria e Financave, ministrinë e juve e keni knaqë mirë u pa edhe gjatë zgjedhejve që e keni çelë kuletën. Mendoj që në tërësi ky buxhet lë për të dëshiruar”, shtoi Pal Lekaj.