Hykmete Bajrami, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Ekzekutimi i Pakos Emergjente pret dekretimin nga Presidenti të Ligjit për rishikimin e buxhetit

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka premtuar ekzekutimin e pagesave për Pakon Emergjente, pas miratimi të rishikimit të  buxhetit 2020 në lexim të dytë.

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ministrja Bajrami ka thënë se pagesat do të ekzekutohen pas dekretimit të ligjit nga presidenti.

“Si Ministri e Financave, kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që menjeherë pas dekretimit të ligjit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, të ekzekutojmë pagesat për masat e pakos së kaluar.Përmes buxhetit të rishikuar, jemi siguruar që të ruajmë stabilitetin makrofiskal, të financojmë sektorin e shëndetësisë për t’u përballur me sukses me pandeminë COVID-19, dhe të rigjallërojmë aktivitetin ekonomik në vendin tonë”, ka shkruar Bajrami.

Me 72 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar në lexim të dytë rishikimi i buxhetit për vitin 2020.

Miratohet rishikimi i buxhetit 2020