Foto: Ilustrim

Deputetët votuan pro pagesës së rrezikshmërisë për zjarrfikësit

 

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, ku po votohen një nga një amendamentet për projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, pothuajse është nga fundi.

Deputetët miratuan amendamentin e propozuar nga deputetët e VV-së për pagesën prej 100 eurove për rrezikshmërinë e zjarrfikësve.

Gjithashtu, u miratua edhe një amendament për ndërtimin e disa shtëpive në veri.