Amandamentet e votuara nga buxheti për vitin 2020

Amandamenti i propzuar nga deputeti Hekuran Murati për kompensimin e kartonit të gjelbërt me shumë prej 3 milionë euro, është votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Është miratuar kërkesa e Agjensisë së Menaxhimit të Komplekseve Memoriale dhe dy nga kërkesat për projektin Kompleksit Memorial ’27 Prilli’ në Gjakovë dhe renovimin e lapidarëve dhe varrezave të dëshmorëve në Komunën e Suharekës. Deputetët e Listës Serbe kanë votuar kundër këtij amandamenti.

Gjihashtu është votuar amandamneti për transfere për FSK-në, asfaltimi i rrugës Milloshevë dhe rruga “Hoxhë Ali Qerkezi”.

Amandamentet e propozuara nga deputeti Kujtim Gashi, nga PDK-ja janë votuar për Muzeun e Gjenocidit për monumentin e trashëgimisë, kulla e Ramë Bllacës dhe rivitalzimin e rrugës ‘Marin Barleti’ në Qendrën Historike.

Amandamenti për rritjen e  buxhetit për përkrahje në Gjykatën  Speciale që ka qenë për 3 milionë e gjysmë sa ka qenë është votuar për shumën aktuale në 20 milionë.

Gjithashtu është miratuar buxheti për sigurime shendetësore për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë me shumën 207 mijë e 40 euro. Për ndërtimin e qendrës së  kulturës në Pagarushë me emrin Nexhmije Pagarusha dhe për mbështetjen e grave në biznes.

Dhe është miratuar buxheti për palestrën sportive në Shtime, për restaurimin e qendrës historike në Prizren.