Takimi Kurti-Vuçiq në qershor 2021, Foto: Twitter

Bislimi: Kurti e Vuçiq mund të takohen këtë muaj në Bruksel

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se një takim mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, mund të ndodhë gjatë këtij muaji në Bruksel.

KALLXO.com sot ka raportuar se BE-ja nuk ka dhënë ndonjë datë për takimin e radhës Kurti-Vuçiq.

Sipas tij, janë disa marrëveshje që nuk janë zbatuar, e ndër to është ajo për energjinë.

Për këtë, ai thotë se i kanë dërguar një letër edhe në BE.

“Në këtë takim Kryeministri Kurti ka paraqitur pozicionin e tij, kanë qenë të dakoruar që të ketë takime, mesa di ka pritje që edhe gjatë muajit tetor të organizohet një takim. Ka marrëveshje të pazbatuara, një ndër to është edhe marrëveshja për energjinë. Deri më tani ka pasur lëvizje vetëm në obligimet që i ka marrë ZrrE, por pikat e tjera nuk janë përmbushur. Ne i kemi dërguar një letër BE-së se ka kaluar afati dhe tani mund të rrjedhë afati shtese dhe kjo nënkupton që mund të ketë edhe pasoja për licencën” – tha ai të mërkurën para deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjatë raportimit.