Betohen 9 deputetë të Kuvendit të Kosovës (VIDEO)

Nëntë deputetë të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës që nuk janë betuar në seancën konstituive me 26 dhjetor 2019, e kanë bërë betimit në seancën e sotme ku do të votohet Qeveria e re.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i uroi sukses deputetëve.

“Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës kanë munguar 9 deputetë për të dhënë betimin e tyre. I njoftoj deputetët që sot të ngriten në këmbë për të dhënë betimin”, tha ai.

Seanca e sotme ka nisur me 103 deputetë.

Konjufca pasi ia ka dhënë fjalën mandatarit për kryeministër Albin Kurtit, ka thënë se seanca tutje do të drejtohet nga nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LVV-së, Arbëri Nagavci.

‘Refuzimi’ i 8 qeveritarëve në detyrë për t’u bërë deputetë