Qeveria e Kosovës, Foto: Albin Kurti Facebook

Besim Jashari emërohet zëvendësdrejtor për shërbime administrative të AShNA

Qeveria e Kosovës ka emëruar Besim Jasharin, zëvendësdrejtor për shërbime administrative financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror (AShNA).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se roli që iu është dhënë Jasharit, është i rëndësishëm duke marr parasysh fushëveprimin.

“Agjencia e ka përgjegjësinë për ruajtjen e sigurisë, roli i zëvendësdrejtorit është i rëndësishëm duke marrë parasysh fushëveprimin”, tha Kurti.

Ndërkaq, Linda Qaverbasha zëvendësministre e Infrastrukturës, shtoi se kandidati i cili është përzgjedhur i ka kaluar gjitha fazat.

“AShNA është duke përgatitur infrastrukturën ligjore dhe operacionale për rikthimin e hapësirës së lartë ajrore. Kandidati i përzgjedhur i ka kaluar të gjitha fazat, kandidati Besim Jashari shquhet për integritet të lartë profesional gjatë karrierës së tij”, tha zëvendësministrja.

Gjatë muajit maj, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredinit për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredinit