Bedri Hamza e Fadil Nura zëvendësohen nga këta dy deputetë

Rashit Qalaj dhe Isak Shaban nga Partia Demokratike e Kosovës janë deputetët që kanë zëvendësuar deputetët e zgjedhur për kryetar komune në Skenderaj dhe Mitrovicë të Jugut.

Rashit Qalaj e zëvendëson Bedri Hamzën i cili është zgjedhur kryetar komunë në Mitrovicë të Jugut në raundin e parë të zgjedhjeve.

Ndërsa Isak Shabani ka zëvendësuar Fadil Nuren, kryetarin e zgjedhur në komunën e Skenderajt.