Bashkim Ramosaj arsyeton drejtorët politikë në shkollat e Deçanit

Në komunën e Deçanit janë 20 shkolla. Një hulumtim i KALLXO.com ka zbuluar se më shumë se gjysma e drejtorëve të shkollave janë pjesë e partisë e cila është në pushtet, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka arsyetuar përkatësinë partiake të drejtorëve të shkollave.

“I falënderoj për sinqeritetin. Me të thënë të drejtën, thuaja më shumë se 80% në Deçan janë Aleancë. Ka shanca, ka edhe drejtorë që s’janë me AAK-në. Nuk po shoh naj të keqe. Unë e kam një qasje tjetër, është zgjedhje e krejt këtyre se kë e mbajnë në Facebook, me kë pinë kafe”, ka thënë Ramosaj përballë Jeta Xharrës në emisionin “Jeta në Komunë”.

Të kontaktuar vetë drejtorët e shkollave e kanë pranuar që janë pjesë e partisë së Ramush Haradinajt, madje, ata kanë thënë se nuk mund “të marrin frymë” pa AAK-në.

KËTU mund ta gjeni një hulumtim të gjatë për Komunën e Deçanit.