Bardh Rugova rrëfen si dy shqiptarë të Sirisë nuk patën mundësi të vinin në Kosovë në Seminarin e Gjuhës

Drejtori i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturës Shqiptar, Bardh Rugova, ka drejtuar kritika në adresë të institucioneve të cilat nuk dhanë vizë për një shqiptar të Sirisë për të marrë pjesë në seminar.

Gjatë fjalë në hapjet të edicionit i 41-të të Seminarit, drejtori Rugova tha se Alban Januzi nga Siria nuk i është dhënë viza për të marrë pjesë në Seminari e shqipes.

Rugova ka thënë se edhe në 2011, kishte pasur hezitimi për të pajisur me viza shqiptarët e Sirisë për pjesëmarrje në seminar.

Në atë kohë kishte plasur lufta në Siri dhe institucionet ishin arsyetuar sirianëve (me prejardhje shqiptare)  mund të mbesin këtu dhe të bëhen barrë për shtetin, thotë profesori Rugova.

“Ftesa ishte për arnautët e Sirisë, një ngulim shqiptarësh në Damask që ruanin gjuhën, e kulturën e traditën. Sidoqoftë, unë i ftova dhe erdhën. Arnautët tanë. Nuk u bënë barrë, natyrisht”- ka thënë ai, duke shtura se në mesin e shqiptarëve të Sirisë që morën pjesë në Seminar në 2011, ishte edhe Sadik Januzi, bashkë me të birin Albanin 8, 9 vjeç.

“Alban Januzi, i biri i Sadikut, të arnautëve të Sirisë, nuk i ka harruar asnjëherë rrëfimet dhe atdhedashurinë e babait të tij. Ka bërë ftesë të vijë në Seminar dhe shpresova fort ta kishim këtu, por sërish, administratorët kanë vlerësuar se ai mund të jetë barrë për shtetin e Kosovës dhe se ndoshta nuk duhet t’i jepet vizë për të hyrë në shtetin tonë” – ka thënë Rugova.

Rugova e ka lidhur rastin Alban Januzit, me temën bosht të sesioni të gjuhësisë, “Shqipja në rrezik”.

“Në parametrat e vitalitetit gjuhësor, concept sociolinguistic, shqipja assesi nuk është gjuhë e rrezikuar të zhduket. Mirëpo, secili fjalim, i thuajse secilit drejtor të këtij Seminari në më shumë se dhjetë vjetët e fundit na përkujton hallin më të madh të Albanit dhe të albanologjisë: shpërfilljen e kësaj shoqërie ndaj shqipes” – ka thënë ai, duke shtuar se në rrezik janë të folmet- varietetet gjuhësore tek ngulime vjetra shqiptare, në: Itali, Zarë të Kroacisë, Siri, Ukrainë, e gjetiu.

Sipas tij, në këto ngulim gjeneratat e reja gjithnjë e më pak flasin shqip.

Një tjetër problem alarmant, sipas Rugovës është rreziku i mbylljes së Departamenteve të Gjuhës Shqipe në universitete nëpër botë.

“E ne nuk po bëjmë gjë. Brenda këtu, në shtëpinë tonë, në vend të projekteve për ngritjen e vlerës së albanologjisë, po punohet për degradimin e tyre. Seminari është një ngjarje që herë pas here na rreh alarmet dhe na tret shpërfilljen” – ka thënë ai.

“Edhe mbajtja e Seminarit në Prishtinë nuk shihet më sy të mirë diku-diku”.

“Kur është themeluar sefte, është quajtur Qendra e Gjuhës Shqipe. Që Prishtina të jetë qendër i ka penguar shumëkujt atëherë. E ndonjëherë edhe sot. Që të ketë albanologji të suksesshme i ka penguar shumëkujt. Ndonjëherë edhe sot. E ja tek jemi. Të sigurt dhe të suksesshëm”- ka pohuar Rugova.

“Pjesa më e madhe e Departamenteve të Shqipes a të Ballkanistikës në botë drejtohen dhe udhëhiqen nga nxënës të dikurshëm të këtij Seminari. Veç kësaj, Seminari vit për vit është një vend ku nëpërmjet referimeve dhe kumtesave shtrohen dhe diskutohen problem të caktuara të albanologjisë, duke e shtyrë gjithnjë përpara këtë fushë” – ka thënë ndër të tjerash në fjalën e tij, Bardh Rugova, drejtor i Seminarit të shqipes.

Seminari vlerësohet si një prej ngjarjeve më të rëndësishme për kontributin më të madh në fushën e shkencave albanologjike.

Seminari i Shqipes është themeluar në vitin 1974, nga Fakulteti i Filologjisë i UP-së në Prishtinë. Veprimtaria e tij është ndërprerë në vitin 1991 nga organet e atëhershme serbe. Dy edicione të Seminarit janë mbajtur në Tiranë, më 1995 dhe 1996 në bashkëpunim me Fakultetin Historisë – Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Seminari ka rinisur punën në Prishtinë në vitin 2000.

Edicioni i 41-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka mbajtur punime nga 14 gushti deri më 25 gusht 2023 në Prishtinë.