Banorët e fshatit Gremë mbyllin pusetën e hapur me gomë të veturës

Një pusetë e hapur në mes të rrugës së fshatit Greme të Ferizajt po pengon qarkullimin e lirë për banorët e këtij fshati.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje të kësaj pusete, e cila gjendet në fshatin Gremë të komunës së Ferizajt.

Për shkak të mos reagimit nga ana e institucioneve, banorët janë kujdesur që të bëjnë zgjidhe vet, duke vendosur  një gomë të veturës për të paralajmëruar rrezikun por edhe për ta mbyllur gropën.