Foto: Facebook/BKK.

Baleti Kombëtar merr dy çmime në Itali

Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës, Aulonë Nuhiu dhe Fatmir Smani janë shpërblyer me çmime në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit, “Fini Dance Festival”.

BKK bën të ditur se dyshja Nuhiu – Smani janë shpërblyer me çmimet: “Kërcimtarja më e mirë” dhe “Kërcimtari më i  mirë”.

Këto çmime balerinët kosovarë i morën me interpretimin në shfaqjen “Shtegtim” me korografi të Antonio Finit.

Me shfaqjen “Shtegtim”, nga 09  deri 16 korrik 2023, BKK është prezantuar para publikut në dy qytete italiane, Villapiana dhe Altomonte, në kuadër të festivalit “Fini Dance Festival”.