Bahtiri komenton pjesëmarrjen e nënkryetarit të Mitrovicës në ndejën ku u gjuajt me armë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ftuar në emisionin “Jeta në Komunë ” ka arsyetuar pjesëmarrjen e nënkryetarit të kësaj Komune, Faruk Mujka, në një ndejë në të cilën ishte gjuajtur me armë.

“Unë kam qenë i ftuar aty, s’kam mujtë me shku, ka shkuar nënkryetari. Nuk di si ka rrjedhur situata por e di se Faruku është një qytetar i qytetëruar. Ka qenë një tubim që është shtruar një rrugë dhe ata kanë dëshiruar të bëjnë një drekë dhe nuk mundemi me ditë kush shtien, megjithatë ai është ngrit dhe ka ardhë në shtëpi“, tha Bahtiri

Agim Bahtiri tha se nëse ai do të ndodhej në një situatë të tillë, ai do të thirrte Policinë që të lajmëronte rastin.