Babai nga Podujeva dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur

Një rast i ngacmimit seksual është raportuar në Policinë e Kosovës se ka ndodhur dje në Podujevë.

KALLXO.com mëson se viktima është e mitur dhe se e njëjta dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga babai i saj.

Policia në raportin 24 orësh për këtë rast ka thënë se është arrestuar një person i dyshuar, i cili po ashtu dyshohet se edhe e ka sulmuar fizikisht viktimën.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 18 tetor 2022, rreth orës 17:10 në Podujevë.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Nga Prokuroria kanë konfirmuar se një person është arrestuar nën dyshimin për ngacmim seksual dhe keqtrajtim apo braktisje e fëmijës.

Zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj ka thënë se babai dyshohet se ka kryer veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Ngacmim seksual në Podujevë, arrestohet i dyshuari